Kosova
Sot, përvjetori i 35-të i shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut
Shpallja e Kushtetutës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë
Sot, më 7 shtator 2025, bëhen 35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”.
Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese (7 shtator), e njohur si “Deklarata e Pavarësisë”, ( Më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese) të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht e shpallën Kosovën Republikë.
Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të dhunshme.
Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën ishin edhe personat të cilët regjimi serb i asaj kohe ishte vënë në kërkim të tyre.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë e Veriut, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.
7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













