Kosova
Sot përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Seanca e 25-të konstituive është thirrur për sot, me fillim nga ora 10:30, por nuk pritet ndonjë ndryshim rrënjësor në situatë, përderisa nuk ka lëvizje të reja në qëndrimet e partive politike, transmeton albinfo.ch.
Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka nominuar Albulena Haxhiun për këtë post. LVV ka deklaruar se nuk do të tërheqë kandidaturën e Haxhiut, pavarësisht gatishmërisë së shprehur për dialog politik me subjektet e tjera.
Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, për të mundësuar më pas hapat e domosdoshëm për formimin e Qeverisë.
Kriza politike ka buruar nga mungesa e shumicës së thjeshtë parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm. LVV-ja ka dalë fituese me 48 ulëse, por i mungojnë 13 mandate për të arritur minimumin prej 61 deputetësh që nevojiten për formimin e Qeverisë. Pas saj renditen PDK me 24 ulëse, LDK me 20, AAK-Nisma me 8 dhe Lista Serbe me 9 ulëse.
Kryetari i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar gjatë muajit maj gatishmërinë për kompromise në funksion të krijimit të ekzekutivit të ri, duke përmendur minoritetet dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, e cila ka tre ulëse, si partnerë të mundshëm për bashkëqeverisje, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










