Kosova
Sot përkujtohet presidenti Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së tij
Bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006, përcjell albinfo.cg.
Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.
Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 09:00, Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova, në Velani.
Më pas, në orën 11:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore për nder të presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të ceremonisë do të hapet ekspozitë e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.
Gjithashtu në orën 12:00, bëhet promovimi i librit më të ri të Fondacionit “Ibrahim Rugova” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova, prijësi intelektual”.
Merr pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












