Kosova
Sot nisi aplikimi i diasporës për të votuar
Zgjedhjet lokale në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot do të nisë aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet lokale, transmeton albinfo.ch.
Kryeshefi i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, tha se: “Operacioni që është duke përgatitur sekretariati është ai përmes postës, kur edhe është periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit. Sekretariati ka identifikuar të gjitha e-mail adresat e të gjithë votuesve që kanë qenë të aprovuara në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të njëjtëve do t’u dërgoj e-mail adresë për të konfirmuar a dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje… Nesër, më 10 korrik, mendojmë të fillojmë në operacionin përmes postës”, tha ai.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. Ndërkaq disa nga partitë tashmë kanë zyrtarizuar disa kandidatë për kryetarë komunash.
E vetmja nga subjektet politike që deri tash nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat është Lëvizja Vetëvendosje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













