Shkurt.ch
Sot, në 6 kantone, raundi i dytë për Dhomën e Kantoneve
Sot , në gjashtë kantone të Zvicrës votohet në raundin e dytë për nëntë vendet e mbetura bosh në Dhomën e Kantoneve (Senatin) e Parlamentit të vendit. Fjala është për kantonet: Solothurn, St.Gallen, Obwalden, Lucern, Tesinë dhe Bernë.
Partitë SP/PS, FDP/PLR dhe CVP/PDC ndodhen nën presion më të madh për faktin se u duhet të mbrojnë njëkohësisht disa vende në senat, të cilat u rrezikohen nga sfiduesit, kryesisht të SVP/UDC-së. Nga ana tjetër kjo e fundit, në tri kantone paraqitet për herë të parë që domethënë është në rolin e sfidueses.
Duel i fortë në mes të SP-së dhe SVP-së pritet në kantonin St. Gallen ku garojnë Paul Rechtsteiner nga SP (deputet aktual) dhe Thomas Minder (SVP) që e sfidon atë.
Po kështu “Luftë” në mes të dy partive më të mëdha do të ketë edhe në Kantonin e Solothurnit. Këtu Walter Wobman nga SVP-ja sfidon deputetin aktual Robert Zanetti nga SP-ja. Në raundin e parë Zanetti kishte 12 mijë vota më shumë se Wobmann.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










