Kosova
Sot Komiteti i Parlamentit Europian voton për heqjen e vizave për Kosovën
Komiteti për Drejtësi dhe Liri Civile i Parlamentit Evropian (LIBE) sot, më 18 prill, ka në planin e ditës votimin e heqjes së vizave për kosovarët, përcjell albinfo.ch.
Votimi parashihet të ndodhë rreth orës 12:00-13:00.
Ky votim do të ndodhë pas atij të LIBE-s më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Më 9 mars Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët.
Pas hedhjes në votim edhe në PE, hapat e mbetur për këtë proces janë: Akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, i cili do të nënshkruhet më 19 prill.
Vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe Liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar nga 1 janari i 2024-së.
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave, edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh. Një rrugë e cila ka nisur 12 vjet më parë ende nuk ka përfunduar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












