Kosova
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni
Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Leunin Kastratin, nga fshati Turjakë i Malishevës.
Lamtumira e fundit 28-vjeçarit do t’i jepet sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Turjakë, Lagjja e Madhe.
Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe u përfshi nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, i cili udhëtonte drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, përplasi barrierën ndarëse të korsive dhe u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas u përplas edhe një furgon.
Përveç viktimës, dy persona të tjerë kishin pësuar lëndime.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










