Shqipëria
Sot gjykata pritet të vendosë për masën e arrestit për Sali Berishën
Sot në orën 12 do të mbahet seanca e radhës ku gjykata pritet të vendosë për masën e arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha, përcjell albinfo.ch.
Pas tre seancash ku u dëgjuan të gjithë, SPAK që kërkon arrest shtëpiak dhe avokatët që kërkojnë refuzim të prokurorisë, gjykata nuk mundi të shpallë një vendim ndaj Berishës dy ditë më parë.
Gjatë së enjtes avokatët e Berishës kanë dhënë prova të tjera dhe kanë kërkuar një CD për të marrë të gjithë debatin gjyqësor. Në seancën në dyer të mbyllura, u tha se Berisha nuk ka pasur asnjë tentativë për tu larguar, prandaj kjo kërkesë duhet të kundërshtohet.
Megjithëse Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha, avokatët të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nuk kanë dërguar asnjë shkresë zyrtare.
“Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e bërë më parë nga GJKKO.
SPAK ka kërkuar që ish-kryeministri Sali Berisha të marrë masën “arrest në shtëpi” në adresën e deklaruar, gjatë së cilës je nën mbikëqyrjen e policisë dhe të ndalohet të komunikosh me të tjerët. /Tch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











