Lajme
Sot fillon raundi i katërt i bisedimeve Prishtinë-Beograd
Sot dhe nesër në Bruksel, nën mbikëqyrje të ndërmjetësuesit të BE-, Robert Cooper, do të mbahet raundi i katërt i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë.
Sipas paralajmërimeve gjatë dy ditëve delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojnë të bisedojnë për temat e tre raundeve të kaluara – regjistrat civile dhe kadastralë, telekomunikacioni, energjia, vulat doganore, liria e lëvizjes dhe diplomat shkollore. Ndërsa në këtë raund do të hapen edhe dy tema të reja – trashëgimia kulturore dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve.
Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për media bëri të ditur se edhe në këtë raund, sikurse edhe në tri raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Kosovës do ta shpalos dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit, si dhe Platformën e Qeverisë mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës i prin zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Në delegacion marrin pjesë edhe Lirim Greiçevci – këshilltar politik i kryeministrit, Dren Zeka – këshilltar i lartë politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj – këshilltare politike e zëvendëskryeministres Tahiri, Edi Shukriu – kryetare e Këshillit për Trashëgimi Kulturore, Vjollca Aliu – drejtoresh e departamentit për trashëgimi kulturore në Ministrinë e Kulturës, Pajazit Nushi – koordinator i Ministrisë së Drejtësisë për të çështjen e të pagjeturve, Glybehare Llapi – zyrtare nga Ministria e Arsimit, Qemajl Marmullakaj – Zyrtar i lartë për planifikim të politikave.
Para nisjes për në Bruksel, Edita Tahiri ka thënë ndërmjetësi Cooper mbështet reciprocitetin si zgjidhje për lëvizjen e lirë mes dy shteteve si dhe për marrëdhëniet tregtare. Zëvendëskryeministrja shpreson për marrëveshje kornizë në fushën e energjisë.
“Delegacioni i Republikës së Kosovës do t’i shpalosë dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri në negociatat teknike me Serbinë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












