Lajme
Sot dorëzohet në Zvicër peticioni kundër rastit „Monstra“
Më 18 dhjetor do t’i dorëzohet në Bernë, Elie Burgos, zyrtar për të drejtat politike në Kancelarinë Federale në Zvicër peticioni me nënshkrime për rastin „Mostra“
Me këtë peticion do të këkohet nga Zvicra edhe riorganizimi i politikës së jashtme ndaj Republikës së Maqedonisë.
Këshilli Organizativ për rastin “Monstra” në Zvicër ka lansuar një peticion, i cili do t‘i dorëzohet Qeverisë Federale të Konfederatës së Zvicrës me qëllim që Ministria e Jashtme përkatësisht ministrit Didier Burkhalter, i cili është edhe kryesuesi i OSBEsë, që të fillon një hulumtim nga ana e OSBEsë për procesin gjyqësorë të rastit “Monstra” në Maqedoni.
« Të mbështetur në nenin 33 të Kushtetutës Federale, ne përveç kërkesës kryesore për rastin “Monstra”, kërkojmë nga institucionet federale një sqarim rreth finansimit të projektit.
“Shkupi 2014” dhe tërheqjen të çfarëdo mjeti financiarë që vjen nga Konfederata Zvicerane dhe bllokimin e çfarëdo përkrahjeje financiare për projekte të ardhshme, nëse mjetet financiare dhe projekti nuk u shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë », thuhet në një njoftim të Këshillit Organizativ.
Deri tani organizatorët kanë grumbulluar rreth 800 nënshkrime dhe presin të mbërrijnë shifrën me mbi 1000 nënshkrues.
“Kancelaria federale pas një verifikimi të peticionit tonë është shprehur e gastshme të bëjë pranimin e peticionit në datën dhe kohën të lartëpërmendura”, thuhet në njoftim.
Organizatorët I bëjnë thirrje qytetarëve brenda dha jashtë Zvicrës që të nënshkruajnë peticionin në faqen: www.qytetariaktiv.com.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja









