Shkurt.ch
Sot, ditë zgjedhjesh në Aargau
Edhe dy shqiptarë në mesin e kandidatëve: Bashkim Rexhepi dhe Mërgim Gutaj, janë kandidatë të Partisë Socialdemokrate
Në kantonin Aargau mbahen sot zgjedhjet paralelsiht, për parlamentin dhe për qeverinë e kantonit. Është hera e parë që të dy zgjedhjet mbahen në të njëjtën kohë.
Për vendin e tyre në qeverinë e kantonit rikandidojnë katër nga pesë qeveritarët aktualë. Në ekzekutivin e kantonit Aargau, nga viti 2009 e deri më tash postet në qeveri kanë qenë të shpërndara në pesë partitë kryesore. SVP-UDC, SP-PS, CVP-PDC, FDP-PLR dhe të gjelbrit kanë nga një ministër. Por, si partia më e fortë në kanton, SVP-PDC synon që kësaj here të marrë edhe një post më shumë në qeveri.
Ndërkaq, në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit, për 140 vende sa i ka ai, janë duke kandiduar 1100 veta në 13 lista.
Nga informatat që kemi deri më tash, për zgjedhjet për një vend në Parlamentin e Kantonit të Aargaut kandidojnë dy shqiptarë: Bashkim Rexhepi dhe Mërgim Gutaj. Të dy janë kandidatë të Partisë Socialdemokrate.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














