Kosova
Sot bëhet një vit që kur u rrëzua Qeveria Kurti
Sot mbushet një vit nga rënia e Qeverisë Kurti, pasi Kuvendi i Kosovës, me kërkesë të 44 deputetëve, me 82 vota për, 32 kundër dhe një abstenim, mbështeti mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019 dhe ajo arriti të bëjë koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Isa Mustafa.
Qeveria e re që nga fillimi pati probleme në funksionimin e mirëfilltë për shkak të fërkimeve ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, e cila arriti kulmin e saj pasi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nga radhët e LDK-së tha se numri i të prekurve me koronavirus po rritet nga sekonda në sekondë.
Kjo zgjoi reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Albin Kurti, duke shkarkuar ministrin nga radhët e partnerit qeverisës, e cila shkaktoi pakënaqësi të shumta në radhët e partisë së Mustafës, e cila më vonë ngriti mocionin e mosbesimit që rezultoi me rënien e Kurtit pas vetëm 50 ditë punë.
Ndryshe, pas rënies së Qeverisë Kurti u votua qeveria e re në krye me Avdullah Hotin nga radhët e LDK-së, e cila gjithashtu nuk pati jetë të gjatë, pas aktgjykimit të Kushtetueses se zgjedhja e saj ishte bërë në mënyrë jolegjitime dhe kështu vendi shkoi serish në zgjedhje të reja.
Ndërkohë që një vit pas, sërish lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, kjo pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt të 2021-ës, ku VV doli partia më e votuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












