Bota
Soros braktis Hungarinë, nën presionin e kryeministrit Orban
Shoqëria e Hapur e fondacionit Soros do të mbyllë zyrat e saj në Budapest dhe pritet të hapë një degë të re në Berlin. Kjo pritet të realizohet në verë
Miliarderi i njohur me origjinë hungareze dhe hebreite, George Soros “është armiku kryesor i Hungarisë”. Kështu së paku ai është për kreun e qeverisë hungareze. I përballur me këtë presion, ai ka vendosur të largohet nga Budapesti e të vijë në Berlin.
Shoqëria e Hapur e fondacionit Soros do të mbyllë zyrat e saj në Budapest dhe pritet të hapë një degë të re në Berlin. Kjo pritet të realizohet në verë bën të ditur gazeta austriake, “Die Presse”.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban e bën përgjegjës miliarderin George Soros për një plan të organizuar për infiltrimin në Europë të emigrantëve myslimanë nga Afrika dhe Lindja e Afërt, transmeton dw.de.
Institucionet, që miliarderi financon, ndër to Universiteti Qendror Europian në Budapest, sipas Orban, janë vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim. Prova për këto akuza Orban nuk ka sjellë.
Një shije antisemitiste
Në verën e vitit 2017 në të gjithë Hungarinë gjeje pllakate “Stop Soros” me paralajmërime nga 87 vjeçari. Një ligj përkatës me emrin “Stop Soros” me gjasë do t’ua bëjë më të vështirë punën organizatave joqeveritare në Hungari. Kjo fushatë ndeshi në kritika ndërkombëtare, sepse mban një shije antisemitiste, sepse Orban e prezanton Sorosin si simbol të “elitës botërore” dhe spekulant “pa atdhe”.
Soros, një i mbijetuar i Holokaustit e ka vënë pasurinë me biznesin në bursa. Prej disa dekadash ai mbështet iniciativa dhe organizata që angazhohen për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












