Kosova
Sorensen diskuton në Paris e Berlin për avancimin e dialogut Kosovë-Serbi
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se dy ditët e kaluara i ka kaluar në Paris dhe Berlin, ku ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, përcjell albinfo.ch.
“Kam kaluar dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Kemi pasur biseda shumë të mira dhe kuptimplota se si të ecim përpara në dialog”, ka shkruar Sorensen në rrjetin social “X”.
Ai shtoi se është mirënjohës për mbështetjen e plotë të dhënë në përpjekjet e tij në këtë drejtim.
Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen mori detyrën në fillim të këtij muaji. Danezi do të ketë një mandat fillestar prej 13 muajsh.
Por, për dallim nga Lajçak, Sorensen është i ngarkuar nga Bashkimi Europian vetëm për dialogun pa çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, si dhe fokusi i tij primar do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









