CH-Ballkani
Premiera e shfaqjes “Wer ist Lumturia/Kush është Lumturia”
Pedagogia e re e teatrit, Nina Halpern, për të plotësuar punën në këtë shfaqje, me aktorët e grupit të saj ka qenë edhe në Kosovë, ku ka punuar me të rinjtë e atjeshëm
Teatri i të rinjve “VorAlpenTheater” në Lucern shfaq sonte një pjesë teatrale të përgatitur nga grupi teatror “actNow” në të cilën ndiqet kërkohet vajza me emrin Lumturi. Por jo vetëm vajzës… Me këtë rast bëhet një lojë fjalësh në mes të Lumturisë si emër vajze dhe lumturisë si nocion, gjendje shpirtërore, shkruan albinfo.ch.
Pra, “kush është Lumturia”, njofton portali i teatrit në fjalë dhe sqaron për lexuesit zviceran kuptimin e dyfishtë të këtij emri.
12 aktoret dhe aktorët, në këtë shfaqje prezantojnë një paletë të gjerë të shpjegimeve rreth nocionit të lumturisë. Ku e gjejmë Lumturinë (vajzën me këtë emër) ose thënë më mirë: Ku e gjejmë lumturinë?
Pedagogia e re e teatrit, Nina Halpern, për të plotësuar punën në këtë shfaqje, me aktorët e grupit të saj ka qenë edhe në Kosovë, gjegjësisht në Gjilan ku ka punuar me të rinjtë e atjeshëm, bën të ditur albinfo.ch. Në teatrin e Gjilanit është shfaqur kjo pjesë teatrore më 7 dhe 8 prill të këtij viti, ndërsa sonte ajo ka premierën e saj në Lucern.
“Lumturia qëndron në të fshehurën, në detajin. Lumturia është një vajzë, një djalë. Lumturia është një çokolatë. Lumturia është e butë dhe e artë. Lumnturia është… kush është pra ajo?”, mund të lexohet në paralejmërimin e shfaqjes.
“Wer ist Lumturia” është një pjesë teatrore e realizuar nga trupa “actNow” dhe si e tillë bën hapjen e projektit ndërkulturor ”Ich bin Lumturia”, që po zhvillohet në mes të Zvicrës dhe Kosovës, dhe i cili do të vazhdojë punën gjatë sezonit të ardhshëm teatror 2016-2017.
Shfaqjet e ardhshme jepen: të shtunën, 7.5.2016, të mërkurën më 11.5.2016, të enjten, më 12.5.2016 dhe të premten, më 13.5.2016. Secilën herë në “Theater Pavillon” , Luzern, me fillim në orën 20.00
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













