Futboll
Sonte caktohet finalisti i dytë, ja kush mund të jetë skuadra favorite
Sot luhet gjysmëfinalja tjetër e Euro 2024
Anglia favorite në letër do të përballet sonte në gjysmëfinalen e Evropianit kundër Holandës. ‘Tulipanët’ në vlerën e tregut vlejnë sa gjysma e ‘tre luanëve’, por gjithsesi kanë besim se do të jenë ata të cilët do ta luajnë finalen e 14 korrikut kundër Spanjës, përcjell albinfo.ch.
Në Sigal Iduna Park do luhet sonte, duke nisur nga ora 21:00, gjysmëfinalja e dytë e Evropianit Holandë-Angli, me ‘tre luanët’, të cilët kuotohen si favoritë për finalen e 14 korrikut kur i pret Spanja.
Asnjë përfaqësuese nuk ka mungesa, ndërsa kjo do të jetë përballja e 23 mes dy përfaqësueseve. Anglia, që nuk ka bindur në këtë Evropian, ka 7 fitore, 6 Holanda, ndërsa 9 ndeshje janë mbyllur në barazim. Deri më tani në fazën finale të Evropianit dy kombëtaret janë përballur 2 herë me njëra-tjetrën. Në 1996 Anglia fitoi kundër Holandës 4-1 në fazën e grupeve, ndërsa në 1988 po në të njëtën fazë Holanda mposhti Anglinë 3-1. Në atë kampionat Evropian më vonë Holanda do të shpallej kampione, duke ngritur trofeun e vetëm që gëzon edhe sot e kësaj dite.
‘Tulipanët’ në gjysmëfinale vijnë pas fitores 3-0 në 1/8 kundër Rumanisë dhe në çerekfinale 2-1 kundër Turqisë, ndërsa Anglia, edhe pse favorite si në 1/8, ashtu edhe në çerekfinale, është kualifikuar me penallti. Nëse dy shtesat do të ndikojnë në këmbët e lojtarëve të Southgate kjo mbetet për t’u parë sonte.
Te Anglia sytë i kanë te treshja e sulmit Kane, Saka dhe Foden, por pa harruar Bellingham, ndërsa te Holanda shpresat janë te Cody Gapko, pasi konsiderohet si lojtari i ndeshjeve të mëdha.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











