Lajme
Sondazh: Macron, presidenti më pak popullor në Francë në 50 vitet e fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, aktualisht mbahet si presidenti më pak i popullarizuar në Francë gjatë pesë dekadave të fundit, sipas rezultateve të sondazhit më të fundit të opinionit publik, të publikuara sot.
Një studim i realizuar nga Verian Group me pjesëmarrjen e 1,000 personave, dhe i botuar nga Le Figaro, tregon se niveli i mbështetjes për Macron është vetëm 11%, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë për një president francez nga kjo kompani.
Paraardhësi i tij, François Hollande, kishte arritur të njëjtin nivel të miratimit (11%) në fund të vitit 2016, pak para se të njoftonte që nuk do të kandidojë për një mandat të dytë presidencial.
Kështu, Macron dhe Hollande ndajnë tani titullin e presidentit më pak të popullarizuar francez që nga fillimi i vitit 1970, kur Le Figaro nisi sondazhet e tij mujore.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












