Sport
Sommer kundërshton spekulimet rreth Shaqirit dhe Xhakës
“Nuk dua fare të flas për lojtarët e veçantë. Ne, me Lichtsteinerin e kemi një kapiten të mirë dhe me Granit Xhakën, një zëvendës kapiten të mirë”
Refuzimi i Xherdan Shaqirit për të luajtur në ndeshjen e ekipit nacional të Zvicrës me Irlandën, vazhdon të jetë temë dite e mediave zvicerane. Ky refuzim, siç është thënë tashmë sa herë, ka ardhur pasi Shaqiri e ka ndier veten të anashkaluar kur trajneri Petkoviç e kishte bërë (zëvendës) kapiten të kombëtares Granit Xhakën dhe jo atë, edhe pse Shaqiri ishte më i vjetër dhe kishte më shumë ndeshje të luajtura për Zvicrën, shkruan albinfo.ch.
Në këtë debat ndërkohë mediat e kanë përfshirë edhe portierin numër një të Nati-t, Yann Sommer. Emri i tij është përmendur si kandidat “konsensual” për titullin e kapitenit, nisur nga performanca, stabiliteti që ka në ekip dhe mosha. Sipas disa mediave, ai është anashkaluar pa të drejtë nga trajneri, kur ky e ka shpallur zëvendës kapiten Xhakën dhe jo Sommerin
Në këtë kontekst, gazeta Blick e ka intervistuar portierin e shquar, duke e pyetur rreth çështjes tashmë famoze të titullit të kapitenit dhe pretendimeve eventuale të tij për këtë titull. Por Sommer ka hedhur poshtë të gjitha këto, duke i quajtur supozime dhe thashetheme, shkruan albinfo.ch.
“Thjesht, Petkoviç pas Botërorit 2018 ka emëruar Lichtsteinerin kapiten ndërsa Xhakën zëvendëskapiten të ekipit. Kjo është e tëra dhe nuk ka pse diskutohet”, ka thënë Sommer. Unë ndihen në përgjithësi si lider në këtë ekip, si me titull të kapitenit, si pa të. Fundja është punë e trajnerit se çfarë hierarkie dëshiron të ketë. Nuk ka çfarë të thuhet më shumë rreth kësaj”.
Ai po ashtu ka kundërshtuar pretendimin e gazetarit se Shaqiri i ka bërë vërejtje Petkovicit, në prani të lojtarëve tjerë, për faktin që nuk e ka bërë atë ndihmës kapiten. “Kjo nuk qëndron, absolutisht. Nuk duhet të flasim për gjëra të tilla, kjo është marrëzi absolute”, është shprehur Sommer.
Ndërsa i pyetur nëse e kupton zemërimin e Shaqirit, Sommer përgjigjet: “Nuk dua fare të flas për lojtarët e veçantë. Ne, me Lichtsteinerin e kemi një kapiten të mirë dhe me Granit Xhakën, një zëvendës kapiten të mirë”.
Të kujtojmë: Granit Xhaka është zëvendës kapiten i ekipit zviceran ndërsa ka bartur shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit pasi që ka munguar kapiteni Lichtsteiner.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










