Tematike
Sommaruga: “Pushimet verore këtë vit do t`i bëjmë në Zvicër”
"Verë do të ketë, por ajo këtë vit do të "zhvillohet" pak më ndryshe se normalja", ka thënë Martin Nydegger, Drejtor i turizmit zviceran
Industria zvicerane e turizmit është duke u përgatitur për ofertat verore, por ajo duhet të bëjë një ridifinim për shkak të krizës së koronavirusit.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit ta dijnë se ata mund t`i kalojnë pushimet në Zvicër.” Këtë e ka theksuar sot Presidentja Federale Simonetta Sommaruga. Disa kufizime me shumë gjasa do të mbeten në fuqi deri në verë, shkruan srf.ch.
“Ne tani kemi arritur shumë, falë përpjekjeve të mëdha. Prandaj, nuk duhet ta rrezikojmë me mendjelehtësi këtë të arritur. As industria e turizmit nuk e dëshiron as këtë gjë”, ka thënë Sommaruga.
Distanca sociale, një sfidë më vete
Për t’iu përmbajtur rregullave të mbajtjes së distancës, për shembull, kabinat e mëdha të teleferikut (gondolat) nuk mund të jenë të mbushura sikur zakonisht, transmeton albinfo.ch. “Verë do të ketë, por ajo këtë vit do të “zhvillohet” pak më ndryshe se normalja”, ka thënë Martin Nydegger, Drejtor i turizmit zviceran.
Disa oferta me siguri nuk do të ekzistojnë ose do të ekzistojnë por vetëm në një masë të kufizuar.
Nydegger është i bindur se shumë kompani turistike do të jenë në gjendje t`u përshtaten kushteve të reja. Në çdo kompani, qoftë në trena, anije, restorante, hotele apo atraksione turistike, duhet vlerësuar nëse shpaguhet hapja nën kushtet e dhëna, përcjell albinfo.ch. “Sigurisht, për disa prej tyre nuk do të ketë llogari por për shumicën, do t`ia vlejë.”
Po ashtu, destinacione të ndryshme turistike tashmë duhet të bëjnë vetë riorientimin e tyre. Në vend që të mirëpresim mysafirë të huaj, tani ato duhet të përgatisin oferta për turistët vendas.
Sipas Nydegger, kantoni Graubünden, i cili tradicionalisht pret shumë mysafirë zviceranë dhe evropianë, është tashmë i përgatitur mirë, transmeton albinfo.ch. Rajoni i tre liqeneve (që shtrihet në katër kantone) gjithashtu ka tradicionalisht një përqindje të lartë të turistëve vendas.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











