Shkurt.ch
Sommaruga: “Lirinë tonë do ta mbrojmë së bashku”
Kështu ka thënë presidentja e vendit duke iu drejtuar opinionit ne konferencën për medie të mbajtur në Qendrën Mediale në Bernë
«Ne do ta mbrojmë lirinë tonë të gjithë së bashku. Por secili e di se siguri të qindpërqindtë nuk ka askund. Prandaj është detyrë e politikës që të vijë me veprime konkrete në bazë të popullatës të qytetarëve”, kështu ka thënë sot presidentja e vendit, Simonetta Sommaruga duke iu drejtuar opinionit në konferencën për medie të mbajtur në Qendrën Mediale në Bernë.
Konferenca është transmetuar në mënyrë të drejtpërdejtë nga televizioni publik i Zvicrës dhe shumë portale të lajmeve.
“Ne jemi përpjekur të ndërmarrim masa të nevojshme dhe të arsyeshme. Kështu, Fedpol (Policia Federale) është duke vazhduar hetimet për të konstatuar nëse atentatorët e Parisit kanë lidhje në Zvicër ose jo. Por aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë të situatës në vend.
«Megjithatë ne, pavarësisht nga besimi që kemi, duhet të jemi së bashku për të fituar luftën kundër urrejtjes e dhunës. Atentatet e Parisit e prekin edhe sigurinë tonë. Siguria jonë është njëra ndër vlerat më të larta që kemi dhe ne e kuptojmë këtë vetëm kur ajo nuk ështe më diçka e vetëkuptueshme».
Është e mundur që edhe në mesin e refugjatëve që po vijnë të ketë njerëz me qëllime kriminele. Por, sipas pikëpamjes së Qeverisë Federale, ende nuk janë plotësuar kushtet për vendosjen e sërishme të kontrollit ë kufijtë tanë», ka thënë veç tjerash Sommaruga në konferencën e sotme për medie.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete 1 Marsi, Dita e Ndërgjegjësimit për Përdoruesit e Karrocës (Wheelchair Day)... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















