Baselworld in Basel ,KEYSTONE/Walter Bieri
Jeta në Zvicër
Sommaruga hap panairin e orëve dhe stolive “Baselworld”
Në këtë panair gjatë një jave sa do të mbahet, ekspozohen 1500 marka të orëve dhe stolive nga 40 vende të botës.
Sot në Bazel është bërë hapja e panairit të madh të stolive dhe orëve «Baselworld». Hapjen solemne e ka bërë me një fjalë rasti ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga.
Në këtë panair, ndër më të mëdhenjtë në botë të këtij lloji, gjatë një jave sa do të mbahet, ekspozohen 1500 marka të orëve dhe stolive nga 40 vende të botës.
Organizatorët presin një numër prej rreth 150 mijë vizitorëve, aq s aka qenë afërisht edhe vitin e kaluar.
Sommaruga zakonisht del para publikut lidhur me çështje madhore, si migracioni, kriza e refugjatëve. Dhe e pyetur përse pikërisht Somaruga e ka bërë hapjen, ajo është përgjigjur me shaka se «nuk ka ardhur për të bërë kurdisjen e kohës së zbatimit të iniciativës kudnër migracionit masiv».
Në të vüertetë, ministria që drejtn ajo, brenda fushëvepritarisë ka edhe çështje që lidhen me degën e industrisë së orëve, shkruajnë mediet zvicerane. Këtu hyn instituti për metrologji (Metas) dhe institute të ngjashme.
Sommaruga aty ka folur edhe për identitetin e vendeve në raport me globalizmin, me ç`rast ka theksuar se identiteti nuk rrezikohet vetëm nga ana ekonomike, transmeton albinfo.ch. Mbajtja e identitetit të vendit nuk domethënë mbllje ndaj vlerave globale.
Në arealin para godinave ku mbahet panairi, një lëvizje për të drejtat e njeriut ka protestuar kundër panairit. Një grua e zhveshur dhe e lyer me ngjyrë të arit, e shoqëruar nga një grup protestuesish me pankarta kanë kundërshtuar kundër “arit të ndotur”, duke aluduar në shfrytëzimin e paskrupullt të punës të prodhuesve të arit në vende të ndryshme të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













