Lajme
Solidar e Zvicrës ndihmon prodhuesit e qumështit në Kosovë
Kosova, edhe pse ka kushte të mira për prodhimin e qumështiut, mbulon nga importet 70% të nevojave të veta për qumësht dhe produkte të tij

Revista Solidar.ch, e organizatës Solidar Suisse, që angazhohet për një shpërndarje të drejtë të të mirave materiale në botë, ka publikuar në numrin saj më të ri edhe një artikull që bën fjalë për prodhimin e qumështit në Kosovë, respektivisht për bartjen e përvojave zvicerane në këtë fushëveprimtari.
Konsumi i qumështit në Kosovë, me gjithë faktin se shënon rritje vit pas viti, me 150 litra në vit për person, është ende shumë larg nga konsumimi i këtij prodhimi në Zvicër që mbërrin në 400 litra.
Më tutje vihet në dukje fakti se kushtet natyrore në Kosovë janë mjaft favorizuese për zhvillimin e ekonomisë së qumështit. Fondi i lopëve qumështore pas luftës është rritur dukshëm duke mbërritur në 150 mijë sish. Rreth 94% të lopëve mbahen në ekonomitë familjare me më pak se 5 lopë, ndërkohë që vetëm 1% e ekonomive kanë më shumë se 10 lopë qumështi.
Në Kosovë brenda vitit prodhohen rreth 240 milionë litra qumësht. Prej tyre vetëm rreth 14% përpunohen në qumështoret e vendit. Shumica e madhe konsumohen brenda familjeve ose shiten drejtpërdrejt në treg. Në të njëjtën kohë, Kosova mbulon nga importet rreth 70% të nevojave të veta për qumësht dhe produkte të qumështit.
Më tutje solidar.ch shkruan për mosshfrytëzimin e kapaciteteve të rreth 26 fabrikave të qumështit në Kosovë. Nga ana tjetër problem të madh përbën importimi i qumështit nga vendet të cilat e subvencionojnë prodhimin e tij dhe me këtë, qumështi i importuar rezulton më i lirë se ai vendor.
Me gjithë faktin se Ministria e Bujqësisë ka premtuar të lironte ekonominë e qumështit nga tatimi mbi vlerën e shtuar, kjo gjë ende nuk ka ndodhur .
Organizata Solidar Suisse gjatë periudhës 2002-2007 pati mbështetur ngritjen dhe funksionimin e vendeve për grumbullimin e qumështit për të mbyllur qarkun në mes të prodhuesve të vegjël të qumështit dhe qumështoreve.
Ndërsa tashmë, një platformë dialogu për të gjithë pjesëmarrësit nga dega e prodhimit të qumështit do të duhej të kontribuojë në ngritjen e iniciativave në lëmin e kontrollit të kualiteti, në marketing ose edhe në qasje me politikat më efikase në fushë të bujqësisë. Solidar Suisse do të ofrojë mbështetjen e saj profesionale.
Shoqata kosovare e qumështoreve dhe ajo e prodhuesve të qumështit në vitin 2009 kanë lidhur një marrëveshje rreth një strategjie të përbashkët për nxitjen e zhvillimit të sektorit të qumështit. Me këtë rast ato i kanë kërkuar ndihmë edhe organizatës Solidar Suisse.
Kjo strategji do të definonte qëndrimet e përbashkëta të të dy shoqatave dhe nga ana tjetër do të nxiste dialogun me aktorët tjerë në këtë fushë.
Info në frëngjisht: http://www.solidar.ch/fr/kosovo-2.htmlInfo në gjermanisht: http://www.solidar.ch/kosovo-2.html
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë Një operacion i përbashkët mes autoriteteve austriake dhe gjermane ka çuar në çmontimin e një rrjeti...
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”