E-Diaspora
Solemnitet për hapjen e shkollës shqipe në Melbourn
Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka marrë pjesë në solemnitetin e hapjes së shkollës, ku veç tjerash ka dhuruar abetaren në gjuhën shqipe
Ditë më parë në Melbourne të Australisë është hapur një shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka marrë pjesë në solemnitetin e hapjes së shkollës, ku veç tjerash ka dhuruar abetaren në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë, ai ka bërë një postim në facebook.
«Mora pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës shqipe në Melbourne. Ju dorëzova Abetaren e Përbashkët Shqipëri – Kosovë dhe literaturë tjetër plotësuese. Mësimi i gjuhës shqipe është një investim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë. Nxënësit do të mësojnë për kulturën dhe historinë tonë kombëtare dhe do ta ndjejnë veten krenarë për përkatësinë e tyre kombëtare.
Falënderime institucioneve australiane të arsimit për mbështetjen e mësimit shqip. Falënderime të veçanta për mësuesin, prindërit dhe organizatorët për iniciativën, përkushtimin dhe angazhimin. I ftoj bashkatdhetarët në gjithë Australinë dhe Zelandën e Re që të ndjekin këtë shembull. Të gjithëve ju konfirmoj mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës për mësimin e gjuhës, historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare», shkruan ambasadori Kiçmari.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














