Kosova
“Sofra e Gurbetqarëve” për herë të parë në Kosovë
Ky aktivitet që për herë të parë do të zhvillohet në Kosovë, do të mbahet më 31 korrik në Prizren
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi, është takuar me përfaqësuesit e Ansamblit “Emin Duraku” nga Zhuri, me të cilët ka biseduar për realizimin organizimit “Sofra e Gurbetqarëve” i cili mbahet për herë të parë si i tillë në Kosovë.
Organizimi, siç njofton kjo Ministri përmes një komunikate, planifikohet të mbahet me 31 korrik të këtij viti në Prizren.
Gashi, thuhet aty, është pajtuar që ky aktivitet kulturor të organizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell albinfo.ch.
“Si shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe mikpritjeje për bashkatdhetarët tonë që jetojnë e veprojnë në Mërgatë, e që vijnë e kryejnë pushimet në vendlindje, pa hezitim kam miratuar kërkesën që organizimi kulturor në fjalë të realizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti”, është shprehur Gashi.
Në kuadër të këtij aktiviteti planifikohen të mbahen pika të ndryshme artistike të vlerave të mirëfillta autoktone shqipe por edhe do të shpërndahen mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për çështjen e shtetësisë së Kosovës në forma të ndryshme.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












