Lajme
Sobotka dhe Hyseni diskutojnë edhe liberalizimin e vizave
Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skënder Hyseni është pritur në Vjenë nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Austrisë z. Wolfgang Sobotka
Gjatë një takimi përmbajtjesor dhe shumë miqësor të dy ministrat kanë biseduar për një varg çështjesh të interesit të ndërsjellë dhe në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Austri, në fushën e sigurisë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MPB-ja.
“Partneriteti strategjik midis Kosovës dhe Austrisë në rrafshin e sigurisë dhe rendit e ligjit është I qëndrueshëm”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, njofton “albinfo.ch”.
Në takimin e dy ministrave në mënyrë të veçantë u trajtua çështja e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
Ministri Hyseni nënvizoi se Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan. Ai u zotua se Republika e Kosovës do të përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo çështje.
Ndërsa tha se Austria mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ministri Sobotka theksoi se Kosova duhet te përmbush edhe kriterin e ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe të sigurohet se trendi pozitiv i menaxhimit dhe rrënjës së migrimit të paligjshëm nga Kosova drejt zonës Shengen të vazhdojë. Po ashtu duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, theksoi ai.
Çështje tjetër e veçantë që u trajtua nga dy ministrat ishte edhe terrorizmi global dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Të dy ministrat u dakorduan që Kosova dhe Austria do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në luftimin këtyre kërcënimeve që tejkalojnë kufijtë nacional të shteteve.
Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e mëtejme të Austrisë edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe avancimit të bashkëpunimit me Europol-in, si dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të bashkëpunimit policor. “Kosova duhet të anëtarësohet në këta mekanizma sa më shpejtë, sepse kjo i kontribuon paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon”, theksoi ministri Hyseni ndërsa shprehu shqetësimin e tij të thellë dhe të veçantë me praktikën e fletarresteve serbe me akuza të sajuara dhe të papranueshme ndaj pjesëtareve të UÇK-së.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









