Portrete të firmave
smzh, me lokacion të ri, në Lucern
Ofruesi i pavarur i shërbimeve financiare do të mirëpresë klientët e tij në të ardhmen, në qendër të qytetit, nga objekti me pamje nga liqeni
Kompania e suksesshme e ofrimit të shërbimeve financiare smzh (Swiss Management Zürich AG), e themeluar në Cyrih, tash e tutje do të ketë zyrën e saj edhe në Lucern.
Lokacioni i ri i smzh është pikërisht në sheshin Schwanenplatz, me pamje nga liqeni.
Swiss Management Zürich AG, e cila vepron në Cyrih që nga viti 2019, ka gjetur rrugën drejt zemrës së qytetit të Lucernit. Kështu, ofruesi i pavarur i shërbimeve financiare do të mirëpresë klientët e tij në të ardhmen, pikërisht në qendër të qytetit, nga objekti me pamje nga liqeni, transmeton albinfo.ch.
Roman Schuler, CFO, Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe partner i smzh thotë se, kompania vendosi në favor të Lucernit për shkak të klientëve të shumtë nga zona dhe, duke pasur synim zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit.

Për menaxherin e ardhshëm të zyrës, Ercan Adiller, lokacioni i ri nuk mund të ishte më i përsosur. Ai vetë është rritur në Lucern dhe ka lidhje të ngushta me zonën. Për të kjo është “një lojë e vërtetë në terrenin e tij”. I motivuar për punën që do të kryejë ai thotë se, smzh identifikohet si kompani me “Kërkesa të larta në çdo fushë si dhe promovimi dhe zhvillimi i njohurive”.
Në fund të vitit do të ketë gjithsej katër lokacione të reja
Lokacioni në Lucern nuk është i vetmi që po hap kompania. Një degë do të hapet në Aarau në fund të prillit dhe më pas një tjetër, në Bernë, në fund të verës. Ky është një hap në drejtimin e duhur. Sipas Schuler, janë planifikuar ledhe okacione të tjera. Jo vetëm punonjësit janë të kënaqur me kursin e smzh, por edhe klientët janë të kënaqur me zgjerimin.
Sandro Burki, shef sportiv në FC Aarau, punon me smzh për katër vjet dhe është entuziast për kompaninë. “smzh është dinamike dhe shumë e orientuar drejt qëllimit”. Ai është shumë i kënaqur që smzh së shpejti do të ketë edhe një lokacion në Aarau.

Klientët flasin për vendndodhjen e re
Kompania vlerësohet lartë edhe nga klientët e saj. Kështu, Martina Wyss-Schmid, e cila vetëm së fundmi është njohur me kompaninë thotë se mund të konfirmojë se smzh është dinamike, fleksibël dhe ofron këshilla të gjithanshme, që për të janë shumë të përshtatshme. Renzo Blumenthal është i lidhur me smzh që nga fillimi. Ish-Misteri i Zvicrës nga Kantoni Graubünden thotë se ajo që i pëlqen më shumë është “drive” dhe prirja për inovacion që tregon kompania.

Për klientët e ardhshëm të Lucernit
smzh është një kompani shumë proaktive që synon të kuptojë situatën e çdo klienti. Mendimi saj i rrjetëzuar në fusha të ndryshme lëndore dhe rrjeti i mirë konsiderohet se i shërben mirëqenies së klientëve. Të gjithë janë të mirëpritur, qofshin të moshuar apo të rinj, thotë Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Roman Schuler.

Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih Kompania ajrore “Chair Airline” do të jetë linja e parë që nis operimet nga Aeroporti Ndërkombëtar... -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











