Sulme të reja janë raportuar ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid në Riad. Gjeneralmajor Turki al-Maliki, zëdhënësi zyrtar i koalicionit, tha se një “objekt i panjohur” goditi terminalin nr. 4 të aeroportit.
Rebelët e Houthit të Jemenit para sulmeve, kishin lëshuar paralajmërim të ri për të gjitha kompanitë ajrore duke u kërkuar të shmangin përdorimin e aeroporteve dhe hapësirës ajrore të Arabisë Saudite, raporton BBC.
Nga ana tjetër, televizioni Al Masirah, i kontrolluar nga Houthi, raportoi se Arabia Saudite ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Sanaas në Jemen, transmeton albinfo.ch.
Ky zhvillim vjen pasi koalicioni fajësoi Houthin për një sulm ndaj aeroportit ndërkombëtar në Riad të shtunën, si pasojë e të cilit 12 persona mbetën të vrarë dhe 309 të tjerë të lënduar.