Lajme

“Smart Albania” prezantohet në Tiranë

Promovimi i këtij projekti do të bëhet më 21 nëntor 2016, në Tiranë

Kompania gjermane e teknologjisë autonome dhe inteligjente AUTONOMIA bën promovimin e projektit SMART ALBANIA më datë 21 nëntor 2016 në Tiranë. Me këtë rast do të prezantohet shtëpia inteligjente “Smart Home” dhe rrjetëzimi i ndërtesave, si dhe koncepte e inovacione të tjera, duke sjellë produkte inovative në tregun dhe ekonominë ndërtimore e banesore në Shqipëri e në Kosovë.

Teknologjia inteligjente është e lidhur me konceptin tashmë të njohur “Smart”. Në këtë pikëpamje përveç “Smart Home”, janë projektuar edhe lagjet/komunitetet inteligjente “Smart Community”, njëherësh edhe shndërrimin e qytetit në makinë inteligjente “Smart City”.

“Shtrirja e kësaj teknologjie në Shqipëri e Kosovë është pjesë e përkushtimit tonë. Për këtë arsye do të shfrytëzojmë nga rasti që menjëherë pas Samitit të Diasporës dhe në vazhdën e tij të promovojmë një projekt “Smart Albania”, organizimi i të cilit është marrë përsipër nga Shoqata Kombëtare e Grave afariste në bashkëpunim me Dhomën për Industri e Tregti dhe Zejtarët e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e kompanisë Autonomia, shkruan albinfo.ch.

“Smart Home” është shtëpia digjitale, e cila është rrjeti në shtëpi, bashkërendimi i sensorëve intelegjentë dhe pajisjeve, aparateve/veglave të rrjetëzuara; pajisjet elektronike në shtëpi bëhen më intelegjente dhe bashkëpunojnë në aksione; kompjuteri, televizori dhe pajisjet lidhen me njëri-tjetrin në rrjet.

https://www.facebook.com/autonomia.technologie/