Bota
Sllovenia vendos gardh shtesë në kufirin me Kroacinë
Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka treguar që pengesat teknike shtesë në kufi po vendosen në vendet ku është e nevojshme të ndalohet migrimi i paligjshëm
Sllovenia ka filluar ndërtimin e një gardhi shtesë përgjatë kufirit me Kroacinë, në një sektor ku janë raportuar këtë vit numri i rritur i hyrjeve të paligjshme, përgjatë lumit Kupa, njoftuan të enjten mediat sllovene.
Sipas POP-TV, ndërtimi i një gardhi të ri katër kilometër të gjatë në shtrirjen midis fshatrave Zunic dhe Zilje, pritet të përfundojë javëve të ardhshme. Pas kësaj, kufiri në Kupa midis Vinicës dhe Zunic, ku ka pasur shumë vendkalime të paligjshme sivjet, do të mbrohet praktikisht plotësisht.
Në këtë drejtim, Ministria e Brendshme ka treguar që pengesat teknike shtesë në kufi po vendosen në vendet ku është e nevojshme të ndalohet migrimi i paligjshëm, raporton Hina.
“Vendosja e pengesave në kushte konkrete merret në bazë të vlerësimeve dhe propozimeve konkrete policore”, tha Ministria e Brendshme e Sllovenisë në një deklaratë.
Sllovenia ka vendosur pengesa teknike për të ndaluar valën e migrantëve në mes të krizës së madhe të migracionit 2015-2016. Qeveria njoftoi këtë verë se do të ngrejë një shtesë prej 40 kilometrash rrethimi, në rrugët më të rrezikshme dhe të paligjshme të migracionit.
Aktualisht, ekzistojnë 179 kilometra “pengesa teknike të përkohshme” në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, nga të cilat 116 kilometra janë tela gjemborë dhe 63 kilometra me gardh panelesh, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











