CH-Ballkani
Sllovenia nuk mund të përballojë një fluks të ri refugjatësh
Kryeministri slloven, Miro Cerar, në një intervistë me gazetën gjermane “Die Welt” tha se vendi i tij nuk do të jetë në gjendje të përballojë një fluks tjetër të emigrantëve dhe se kjo mund të çojë në mbylljen e kufijve dhe do të shkaktojë pasoja të dëmshme ekonomike në rajon dhe në zonën e BE-së dhe Schengen.
„Nëse do të vijë përsëri për hapjen e rrugës ballkanike për shkak të numrit të madh të emigrantëve të paligjshëm, të gjitha vendet njëri pas tjetrit do t’i mbyllin kufijtë e tyre“, tha Cerar.
Ai shtoi se gjatë valës së fundit të migrimit në Slloveninë, edhe pse një vend i vogël, ka vepruar në mënyrë njerëzore dhe ka kontrolluar situatën. Cerar theksoi se Sllovenia nuk do të jetë në gjendje “përsëri të përballojë një përpjekje të tillë”.
„BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm, ndërsa për shkak të emigrantëve nuk duhet të vendosen kontrolle në zonën Shengen. Mbyllja e kufijve në këtë rast do të duhej të vijë në kufijtë e jashtëm të Shengenit, por kjo nuk ishte një ide e shteteve të rajonit. Prandaj ne duhet të marrim përsipër për të parandaluar konfliktet në Ballkan dhe në shpërbërjen e zonës Shengen“, tha Cerar.
Ai ka shprehur kritika për Greqinë, duke thënë se ajo nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të mbrojtur kufirin e jashtëm të BE-së.
„Në qoftë se problemin e migrimit nuk arrijnë ta zgjidhin në BE, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ne nuk do të kemi ndonjë të ardhme së bashku”, tha kryeministri i Sllovenisë për “Die Welt”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











