Bota
Sllovenia miraton ligjin për vdekje të asistuar
Në votimin e së enjtes, 50 nga 90 anëtarët e parlamentit votuan pro dhe 10 kundër ligjit, i cili kërkonte 46 vota për t’u miratuar
Parlamenti slloven miratoi sot ligjin që lejon vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje terminale, pas një jave diskutimesh politike.
Ligji do t’u lejojë pacientëve me sëmundje terminale t’i japin fund jetës së tyre me ndihmë mjekësore – nëse të gjitha opsionet e trajtimit janë shteruar dhe nuk ka asnjë perspektivë të arsyeshme për shërim ose përmirësim.
Pacientët e kualifikuar do të duhet të paraqesin një kërkesë për vdekje të asistuar te mjeku i tyre.
Nëse ata mbeten të sigurt për vendimin e tyre pas një konsultimi të dytë, mjeku do ta përcjellë kërkesën në komisionin për vdekjen e asistuar, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Sapo të jepet autorizimi, pacientit do t’i ofrohet një substancë që mund ta marrë në mënyrë të pavarur për t’i dhënë fund jetës së tij.
Dispozita nuk zbatohet për pacientët me sëmundje mendore.
Parlamenti e miratuar ligjin një javë më parë, por pas një vetoje nga Këshilli Kombëtar, Dhoma e Sipërme e vendit, kërkohej një votim i ri.
Mocioni i vetos u mbështet nga Partia Demokratike konservatore, e cila bëri thirrje që qeveria të përmirësonte në vend të kësaj kujdesin paliativ dhe rrjetin e kujdesit paliativ, dhe të zbatonte plotësisht një ligj për kujdesin afatgjatë.
Në vitin 2024, 54,89% e votuesve ishin në favor të vdekjes me asistencë mjekësore në një referendum konsultativ. Pak para kësaj, parlamenti e hodhi poshtë propozimin.
Në votimin e së enjtes, 50 nga 90 anëtarët e parlamentit votuan pro dhe 10 kundër ligjit, i cili kërkonte 46 vota për t’u miratuar.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











