Bota
Sllovenia, rekord të ri të rasteve me COVID-19
Një numër rekord i rasteve të reja me koronavirus u regjistrua sot në Slloveni.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 745 raste, dita e dytë me radhë me numër rekord të të sapoinfektuarve me COVID-19 në vend, i cili tani ka mbi 10.000 njerëz të infektuar, raporton agjencia e lajmeve STA.
Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i qeverisë sllovene, Jelko Kacin, tha se një rekord prej 5,287 testimeve u kryen dje. Numri i personave të shtruar në spital u rrit me 12, në 222, megjithëse 20 pacientë u lëshuan në shtëpi. Janë 40 persona në njësitë e kujdesit intensiv.
Sllovenia nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 10 mijë e 683 raste të koronavirusit, prej të cilave 4,818 janë ende aktive.
Një person tjetër vdiq nga koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 176.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










