Lajme
Sllovenia mbështet kërkesën e Ballkanit të hapur për BE-në
Financime shtesë nga Brukseli për krizën energjitike

Presidenti slloven, Borut Pahor, në takimin në Beograd me homologun serb Vuçiç mbështeti kërkesën e shteteve pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur që ky rajon të marrë kompensim financiar nga BE për energjinë elektrike në kushtet e krizës aktuale.
“Kam kërkuar nga Borut Pahor që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e mbështetjes financiare për energjinë elektrike të importuar ose pjesë të energjisë elektrike të konsumuar. Miqtë tanë sllovenë nuk mendojnë se mund të marrim financime aq sa shtetet anëtare të BE-së, por ato para që mund të marrim do të ishte e rëndësishme për sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin financiar jo vetëm të Serbisë, por edhe të vendeve të tjera që janë më keq se ne në rajon”, është shprehur Aleksander Vuçiç.
Presidenti sllovent Pahor tha se në gjysmën e dytë të vitit do të rifillojë Procesi i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Nuk është sekret që si mik i këtij rajoni, unë mbështes iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe e përgëzoj Vuçiçin si dhe kolegët e tij për përparimin në këtë iniciativë. Është një nga iniciativat e pakta konstruktive për bashkëpunimin në kete rajon“, është shprehurBorut Pahor.
Procesi i Berlinit ka shumë të përbashkëta me nismën e Ballkanit të Hapur.
Pahor tha se në gjysmën e dytë të vitit do të rifillojë procesi i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Vuçiç pranoi faktin se Serbia e ka si detyrim që t’i bashkohet politikës së jashtme evropiane me sanksione ndaj Rusisë, menjëherë para anëtarësimit në BE, por në mënyre ironike ai tha se askush ende nuk e ka njoftuar Serbinë se është në prag të anëtarësimit.
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët