Lajme
Sllovenia dhe Kroacia, më të korruptuarat në Evropë
Sllovenia dhe Kroacia kanë zënë vend në krye të listës së vendeve më të korruptuar në Evropë
Të dhënat janë publikuar në studimin e fundit të “Ernst & Young” në SHBA për perceptimin e korrupsionit në ekonomi në disa vende të botës. “Ernst & Young” ka realizuar një sondazh duke intervistuar 3459 menaxherë bordesh të kompanive të ndryshme në 36 vende të botës, përshirë edhe 20 vende të BE-së.
Menaxherët janë pyetur nëse biznesi i tyre ofron ryshfet për të fituar apo për të ruajtur kontaktet apo nëse kanë bërë deklarime të rreme për performancën ekonomike.
96% prej sllovenëve, vendi i të cilëve hyri në BE në 2004, ka nivelin më të lartë të korrupsionit . Pastaj me 90% vjen Kroacia , e cila do të bëhet në korrik zyrtarisht anëtarja numër 27-të e BE-së. Kroatët thonë se korrupsioni dhe ryshfeti është shumë i përhapur në bizneset e tyre.. Greqia dhe Sllovakia vijnë pas tyre me 84%, të ndjekur nga Çekia me 73%, Portugalia 72%, Hungaria 70%, Spanja 65%, Rumania 61% dhe Italia 60%.
Ndërsa vendet me ekonominë më të fuqishme dhe me një përqindje më të ulët të korrupsionit janë: Franca 27%, Gjermania 30% dhe Britania e Madhe 37%.
Kurse vendet nordike Finlanda dhe Suedia kanë nivelin më të ulët, ku vetëm 12% prej tyre kanë përdorur korrupsionin për të bërë biznes.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











