Shqipëria

Skuadra e qenve të shpëtimit niset nga Zvicra në Shqipëri

Ekipi përbëhet nga tre ekipe të qenve të kërkimit të njerëzve të ngujuar nën gërmadha dhe një mjeke

Skuadra e qenve të shpëtimit të organizatës REDOG nga Zvicra do të shkojë në Shqipëri këtë pasdite. Së bashku me partnerët turq të organizatës së shpëtimit GEA, REDOG, bën kërkimin e njerëzve që gjenden nën gërmadha.

Ekipi përbëhet nga tre ekipe të qenve të specializuar për kërkim të njerëzve të ngujuar nën gërmadha. Krahas tyre, në skuadër bën pjesë edhe një mjeke.

Është duke u shqyrtuar dërgimi i edhe një ekipi tjetër me qen për kërkimin e kufomave nën gërmadha.

Falë bashkëpunimit të REDOG me Rega, ekipi do të fluturojë në mënyrë direkte me një Rega-Jet në zonën e katastrofës, njofton organizata REDOG.