Bota
Skocia ndalon me ligj prindërit që godasin fëmijët
Konservatorët lokalë kanë kundërshtuar ligjin
Të ndëshkosh fizikisht një fëmijë, nuk është kurrë një zgjidhje e vlefshme dhe rrezikon të shkaktosh efekte psikologjike negative, afatgjata.
Kështu thonë ekspertët dhe pikërisht për faktin që një shuplakë nuk bën mirë, Skocia i ka ndaluar me ligj prindërit që të godasin fëmijët e po ashtu edhe çfarëdolloj ndëshkimi fizik.
Një projektligj është prezantuar në parlamentin lokal në Edinburg nga qeveria e prezantuar nga Nicola Sturgeon, partia e të cilës kontrollon asamblenë.
Bëhet fjalë për të parin territor të Mbretërisë së Bashkuar që ka vendosur të ndalojë ndëshkimet trupore, një traditë kjo që asnjëherë nuk është shkulur me rrënjë në sistemin shkollor britanik dhe as nga familjet.
Ai që ka propozuar abrogimin e shuplakave për fëmijët, ka qenë një deputet i gjelbër, John Finnie, me mbështetjen e laburistëve dhe liberal demokratëve, përveç asaj të partisë kombëtare skoceze të Sturgeon dhe disa OJQ-ve që merren me kujdesin e fëmijëve. Por, ideja nuk i ka bërë të gjithë në një mendje, përkundrazi, në Skoci janë ndezur polemikat shkruan TCH.
Konservatorët lokalë kanë kundërshtuar ligjin, e po ashtu edhe qytetarët skocezë, që sipas një sondazhi, janë shprehur masivisht kundër masës percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













