Lajme
Skocezët kërkojnë shkëputje nga Britania e Madhe
Përkrahësit e pavarësisë së Skocisë janë duke u mbledhur për një marsh në Edinburgh. Organizuesit e protestës thonë se po rritet momentumi për shkëputje nga Britania, për shkak të rrezikut nga Brexit-i pa marrëveshje
Ata që e kanë organizuar këtë tubim thonë se presin pjesëmarrje të qindra-mijëra njerëzve, pas përfundimit të marsheve paraprake në Glasgow, Aberdeen dhe Perth, të cilat u mbajtën gjatë verës.
Një zëdhënës i këshillit të qytetit tha: “Siguria e publikut është shumë e rëndësishme për ne dhe kemi punuar ngushtë me organizuesit, policinë dhe partnerët e tjerë, në mënyrë që të sigurohet kalim i lirë i protestuesve nëpër rrugën e tyre”.
Për më tepër, policia e Skocisë përmes një deklarate tha: “Një plan gjithëpërfshirës policor është duke u zbatuar dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me organizatorët. Ngjarja do të përcillet ashtu si duhet”.
Skocia kishte mbajtur referendum për pavarësimin nga Britania e Madhe në vitin 2014. Rreth 55 për qind e votuesve ishin kundër pavarësisë, ndërsa 45 për qind e përkrahën atë, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















