Lifestyle
Skenës kosovare të Show Biz-it iu shtua edhe një këngëtar
Cliqme deri tani ka realizuar 2 këngë në shqip dhe një bashkëpunim me artistin kosovar CapitalT
Në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, Albinfo.ch dhe Balkans.ch, nga shumë të ftuarit ishte edhe artisiti Cliqme.
Ajo çfarë habiti të gjithë të ftuarit ishte se artisti fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe.
Albinfo shfrytëzoi rastin që ta intervistonte artistin për karrierën e tij, çfarë planesh ka për të ardhmen dhe shumë detaje tjera rreth artistit.
Intervista është realizuar pothuajse e gjitha në gjuhën shqipe.
Cliqme për herë të parë thotë se ka vizituar Kosovën më 12 mars 2018 me artistin kosovar CapitalT me të cilin edhe ka realizuar një këngë.
Cliqme tregon se për kohën kur ai kishte filluar të dilte nëpër koncertet në Kosovë dhe Shqipëri dhe tregon se ishte pritur mirë nga publiku shqiptar… “Në fillim njerëzit shikonin me kuriozitet se kush është ky, në kuptimin më të mirë sigurisht…”, tha në shqip artisti.
Ndërsa për tu futur në skenën muzikore të Kosovës, vendimin artisti e kishte marrë gjatë kësaj vere… “këtë verë kam vendos të hy ne skenën e muzikës sepse mendoj që kam shumë për ti dhënë Kosovës dhe Shqipërisë… publiku shqiptarë kudo që janë, janë të mrekullueshëm”.
Cliqme deri tani ka realizuar 2 këngë në shqip dhe një bashkëpunim me artistin kosovar CapitalT dhe tregon se është duke biseduar edhe me shumë artist tjerë për bashkëpunimet e radhës dhe se janë duke kërkuar së bashku diçka shumë të bukur për publikun.
Këngët e tij të realizuara në shqip janë “Pare pare” dhe “Basa Basa (edhe një shishe)” ndërsa kënga e tij me artistin kosovar Capital T “Across the world” është treguar mjaftë e suksesshme ku në Youtube numëron plot 7,4 milionë shikime.
Artisti thotë se çdo muaj është në Kosovë dhe se kohë pas kohe viziton edhe Shqipërinë dhe se ishte shumë herë edhe në Tiranë, ku ishte mahnitur nga mikpritja e popullit shqiptar.
Artisti Cliqme ka realizuar edhe një këngë të re e cila është në shqip dhe në frëngjisht, ku brenda pak dite do të jetë e publikuar dhe publiku mund ta shijoj këtë këngë.
Ai për Albinfo ka zbuluar se kënga quhet “Kur u pamë” dhe se pak ditë pas publikimit të këngës, do ti realizohet edhe videoklipi.
Në ditët në vazhdim Albinfo do të përcjellë xhirimet e videoklipit të Cliqme dhe se do të realizojë edhe një intervistë ekskluzive për të gjithë adhuruesit e muzikës së artistit Cliqme.
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












