Futboll
Skënderbeu është i bindur në pafajësi
Klubi i Skënderbeut është i bindur në pafajësinë e tij në lidhje me trukimin e ndeshjeve, teksa pritet edhe vendimi nga UEFA për këtë çështje.
Në një reagim publik, pas lajmeve të publikuara në media se presidenti Takaj ndodhet në Zvicër për të arritur një marrëveshje, Skënderbeu siguron zyra ligjore që po e mbron në këtë proces nuk do të pranojë asnjë marrëveshje apo garanci që dëmton klubin korçar, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Klubi i futbollit “Skënderbeu”, duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online, mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.
KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një “marrëveshje” ose garanci për një dënim 3-vjeçar.
KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij procesi për pafajësinë absolute të klubit”, thuhet në njoftimin e skuadrës shqiptare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











