Lajme

Skandaloze si trajtohen arinjtë në Shqipëri

Foto pikëlluese që tregojnë se si ata janë të lidhur me zinxhirë, mbahen në kafaze të vogla dhe përdoren si atraksione turistike në shtetin ish-komunist, shkruan përditshmja britanike “Daily Mail” në një artikull të gjatë

 

  • Albania, Durres | 2015 12 20 | Photo Bear Jeta on the beach in Durres, Albania.

  • Albania, Burrel, Ulza | 2016 04 28 | Bear Tomi at Restaurant Uji i Ftohte.

  • Albania, Burrel, Ulza | 2016 04 28 | Bear Tomi at Restaurant Uji i Ftohte.

  • Albania, Durres | 2016 04 30 | Photo bear Jeta on the streets of Durres, Albania.

E përditshmja britanike “Daily Mail” në një artikull të gjatë dhe me ton gjithë mllef tregon sesi trajtohen arinjtë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch. Kjo e përditshme tregon në detaje si trajtohen arinjtë në Shqipëri.

“Arinj të kequshqyer dhe të lidhur me forcë parakaluan nëpër rrugët në pranga dhe të mbyllur në kafaze të vogla: fotot tronditëse tregojnë egërsinë e pështirë që vuajnë arinjtë ngjyrë kafe në Shqipëri”, nis artikulli.

Foto pikëlluese që tregojnë se si ata janë të lidhur me zinxhirë, mbahen në kafaze të vogla dhe përdoren si atraksione turistike në shtetin ish-komunist.

Tani grup ndërkombëtar FOUR PAWS ka nisur një peticion (www.savethesaddestbears.com), duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare për të mbrojtur më mirë nëpërmjet ligjeve të reja dhe zbatim më korrekt të legjislacionit ekzistues kundër mizorive të kafshëve.

Aktivistët i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare për t’i shpëtuar ata nga robëria, por përkundër premtimeve të shumta asgjë nuk ka ndodhur me të vërtetë dhe ariu i murrmë shqiptare tani është një specie e rrezikuar seriozisht. Vetëm rreth 250 arinj të murrmë kanë mbetur të lirë.