Kosova
Skandali: Mishi i prishur nga Belgjika në Kosovë
Ai ka sqaruar po ashtu se nga mishin i freskët rrjedh gjak i zakonshëm ndërsa nga mishi që ishte paketuar për Kosovë rridhte lëng i gjelbër ky dëshmitar ka pranuar se edhe personalisht ua ka ndërruar etiketat mishit të cilit veçse i kishte skaduar afati i përdorimit
Në Belgjikë ka shpërthyer një skandal në lidhje me cilësinë e mishit që e konsumojnë qytetarët, pas zbulimit se firma “VEVIBA”, një nga furnizuesit më të rëndësishëm, ka funksionuar në kushte të papranueshme sanitare, dhe ka manipuluar me përmbajtjen e mishit sikurse edhe me etiketat për afatin e përdorimit.
Për herë të parë për mishin e dyshimtë u dëgjua në Kosovë më 2016, kur një sipërmarrës kosovar i paralajmëroi autoritetet belge se nga kompania VEVIBA kishte marrë një dërgesë me mish të prishur.
Për pothuajse dy vjet, kompania ka funksionuar e papenguar deri para pak ditësh kur skandali nisi të trajtohej seriozisht, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Ky lajm po qarkullon me të madhe në të gjitha mediat belge, pasi që kompania VEVIBA ka furnizuar shumicën e supermarketeve më të njohura në vend. Mediat kanë intervistuar punëtorët e kompanisë të cilët tregojnë për kushte të këqija higjienike të punës sikurse edhe për manipulime të qëllimshme nga ana e pronarëve të kompanisë.
Në hetim kanë marrë pjesë 20 inspektorë dhe 40 forca policore. Kontrollet e deritashme kanë treguar se pronarët e kompanisë kanë kryer një numër veprash penale. Ndër gjetjet janë edhe pjesë kockash të cilat nuk janë të destinuara për konsum, ndërsa janë gjetur në mish të bluar, sikurse edhe lëkurë kafshësh rreth fytit dhe gjymtyrëve. Inspektorët kanë zbuluar po ashtu se edhe data e skadimit që është e shënuar në etiketë nuk është e saktë, përcjell albinfo.ch.
Një punëtor i VEVIBA, i cili ka insistuar të mbetet anonim, për një televizion lokal atje ka konfirmuar se ai personalisht kishte paketuar mishin që ishte i menduar për t’u eksportuar në Kosovë. Në intervistë, ky dëshmitar ka deklaruar se në dërgesën për Kosovë kishin paketuar mish bajat që nuk guxon të konsumohet.
Ai ka sqaruar po ashtu se nga mishin i freskët rrjedh gjak i zakonshëm ndërsa nga mishi që ishte paketuar për Kosovë rridhte lëng i gjelbër ky dëshmitar ka pranuar se edhe personalisht ua ka ndërruar etiketat mishit të cilit veçse i kishte skaduar afati i përdorimit.
Autoritetet belge kanë konfirmuar se shumica e mishit në supermarkete lokale ka qenë e cilësisë së mirë, që nënkupton se mishi bajat ka përfunduar në eksport.
Ueb-faqja e kësaj kompania që nga dita e djeshme nuk funksionon më, dhe për rrjedhojë nuk mund të konfirmohet se në cilat vende, përveç Kosovës, ka eksportuar mish kjo kompani. Sipas mediave belge, VEVIBA ka eksportuar mish në tërë Evropën Juglindore dhe në Afrikë.
Ndërkohë, Agjencia Federale për Siguri të Ushqimit (FASFC) ka thënë se ka mbyllur fabrikën përpunimit të mishit “Verbist Group” si dhe frigoriferin “VEVIBA” në Bastogne, në Belgjikën jugore, pas rastit të mashtrimit.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











