Autotech
S’ka më Volkswagen Beetle
Vetura e fundit e prodhuar do të mbetet në muzeun e “Volkswagen” në Puebla
Modeli “Volkswagen Beetle” i ka dhënë lamtumirën fabrikës në Puebla, Meksikë, ku kjo veturë është ndërtuar për gati 40 vjet, deklaruan burime pranë kompanisë “Volkswagen”.
Prodhuesi i veturave gjermane mbajti një ceremoni për të shënuar fundin e linjës për “Beetle”, një makinë që fitoi një vend në kulturën popullore amerikane falë formës së saj unike dhe fansave të përkushtuar ndaj këtij modeli, të cilët e donin motorin e pasmë të ftohur me ajër, reputacionin dhe statusin e saj të famshëm, sidomos pas serisë së filmave të Hollivudit, transmeton ATSH.
“Është e pamundur të imagjinosh se ku do të ishte ‘Volkswagen’ pa ‘Beetle”, tha Scott Keogh, president dhe shef ekzekutiv i “Volkswagen Group of America”, në një njoftim për shtyp, përcjell albinfo.ch.
“Beetle”, i quajtur “Bug” në SHBA, u importua për herë të parë në tregun e Amerikës së Veriut nga Gjermania në vitin 1949.
Rreth pesë milionë ekzemplarë u shitën SHBA duke përfaqësuar rreth një të katërtën e 21,5 milionëve të shitura në mbarë botën.
Vetura e fundit e prodhuar do të mbetet në muzeun e “Volkswagen” në Puebla.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










