Lajme

S’ka më bileta low-cost në Shkup?

Qeveria e Maqedonisë po planifikon krijimin e një kompanie nacionale ajrore së bashku me një partner të huaj

Mediet në Shkup raportojnë se kanë filluar të shtrohen pyetjet nëse do të vazhdon subvencionimi i kompanive low-cost: Wizz Air dhe Flybai edhe vitin tjetër.

Në vitin 2012 Maqedonia ndau 1.4 milionë euro për kompanitë low cost që të fillonin shërbimet nga dhe për në Shkup, një lëvizje e cila doli të jetë e suksesshme, pasi që Wizz Air hapi edhe një bazë në kryeqytetin maqedonas. Tashmë është kompania më e madhe në Maqedoni.

Këtë vit qeveria rriti subvencionet në 4.9 milionë euro.

Përkundër rritjes së jashtëzakonshme e udhëhequr nga kompanitë low-cost, TAV, e cila menaxhon me dy aeroportet ndërkombëtare në Maqedoni, tërheq vërejtjen se kësaj rritjeje mund t’i afrohet fundi nëse nuk krijohet një kompani ajrore nacionale.

Stambolli momentalisht është destinacioni më i popullarizuar, i ndjekur nga Vjena, Zurichu, Londra, Bazeli dhe Malmo, këto tri të fundit nën operimin e Wizz Air.