S’ka bisedime pa zbatim marrëveshjesh
Prishtina nuk do të hyj në bisedime me Beogradin derisa marrëveshjet e vitit të kaluara nuk zbatohen
Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje që të hyj edhe njëherë në negociata me Beogradin derisa nuk imlementohen shtatë marrëveshjet e arritura më herët. Madje përfaqësues të institucioneve në Prishtinë thonë se edhe ndërmjetësit Robert Cooper do t’i thuhet “s’ka negociata të reja”. Të paktën kështu shkruan sot e përditshmja “Zëri” e cila citon burimet e veta brenda qeverisë Thaçi. Ky reagim Prishtinës zyrtare vjen dy ditë para se Robert Cooper, përfaqësues i Catherine Ashton, t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, në përpjekje për t’i rinisë negociatat ndërmjet dy vendeve. Madje i ashtuquajturi “lehtësues” i dialogut nuk do të pritet as nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili të enjten ka parashikuar një vizitë në Bullgari. Ndërkaq zyrtarët evropianë në Bruksel nuk e marrin si diçka tragjike që Thaçi nuk e takon “lehtësuesin”e dialogut. Ata thonë se edhe herëve të tjera Cooper nuk është takuar gjithmonë me kryeministrin e Kosovës. Qeveria e Kosovës, ndërkaq ka deklaruar se nuk do të hyj në bisedime të tjera derisa marrëveshjet e bisedimeve të vitit të kaluara nuk janë zbatuar. Edhe Prishtina edhe Brukseli kanë akuzuar qeverinë e Serbisë për mosimplementim të qëllimshme të marrëveshjeve. Gjatë dialogut 12 muajsh, janë arritur shtatë marrëveshje, prej të cilave vetëm njëra konsiderohet si e zbatueshme, një tjetër pjesërisht dhe pesë të tjera nuk janë zbatuar
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit








