Shkurt.ch
Sivjet, numër rekord kandidatësh për Zgjedhjet Nacionale
Për zgjedhjet nacionale të tetorit në Zvicër kaë kandiduar më shumë kandidatë se kurdoherë deri më tash. Janë gjithsej 3802 burra dhe gra që i kanë hyrë garës, të ndarë në 422 lista të ndryshme. Si për nga numri i kandidatëve ashtu dhe nga ai i listave kjo përbën një rekord në zgjedhjet e deritashme, shkruan nzz.ch duke iu referuar shifrave të bëra publike nga Zyra Federale për Statistikë (BFS).
Në 20 kantone në të cilat zgjedhjet bëhen sipas parimit proporcional, janë gjithsej 3788 kandidatë. Sipas përllogaritjes së bërë nga agjencia e lajmeve sda, në gjashtë kantonet ku garat bëhen në sistemin mazhoritar, nga të cilat del vetëm nga një anëtar i Parlamentit Nacional, janë gjithsej 14 kandidatë të tjerë. Së bashku pra këta e ngrejnë numrin e përgjithshëm në 3802.
Duke qenë se kantonet Appenzell, Glarus dhe Uri ende nuk e kanë bërë mbylljen e afatit për paraqitje, mund të ndodhë që të vijnë edhe disa kandidatë të tjerë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











