Zhvillim
Sivjet në Kosovë u regjistruan 428 biznese të huaja
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se gjatë këtij viti, janë regjistruar 428 biznese me pronarë të huaj, ndërsa vitin e kaluar ky numër ishte vetëm 278
Gjatë vitit 2015 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), janë regjistruar rreth 430 biznese me pronarë të huaj, që tregon për një interesim të të huajve për investim në Kosovë. Kështu deklaroi Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
“Gjatë këtij viti janë regjistruar 428 biznese me pronarë të huaj, përderisa vitin e kaluar ky numër ishte vetëm 278. Rritje më regjistrimin e bizneseve kemi edhe te kompanitë vendore. Derisa shuarja e bizneseve kanë shënuar trend më të ulët krahasuar e tri vitet e kaluara”, ka bërë theksuar Bajrami në konferencën e fundit për vitin 2015.
Mirëpo raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregon disa nga kompanitë e huaja kanë filluar t’i shesin aksionet e tyre në Kosovë. Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit që lamë pas investimet e huaja direkte (IHD) janë karakterizuar me një rënie prej 46,0 për qind në të njëjtën periudhë.
“Kjo rënie e IHD-ve i atribuohet kryesisht shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja, që operojnë në Kosovë tek rezidentët kosovarë, si dhe shpërndarjes së superdividendës së disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, citon “Zëri”.
Por pavarësisht kësaj, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se sivjet Kosova ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh. Madje ministrja Bajrami tha se nëse vazhdohet me këto investime, sivjet thyhet rekordi pas vitit 2007, me rreth 400 milionë euro investime.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











