Lajme
Sivjet, 43 milionë euro mbështetje për fermerët
Ministra e Bujqësisë sivjet për grante ka planifikuar 20 milionë euro, ndërkaq për pagesa direkte 23 milionë euro. Zhvillimi i bujqësisë, mbetet prioritet i institucioneve kosovare
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur periudhën për aplikim për grante dhe pagesa direkte për fermerët dhe agropërpunuesit në gjithë territorin e Kosovës. Buxheti i planifikuar për të dy kategoritë, grante dhe pagesa direkte, sipas një njoftimi të kësaj ministre, është rreth 43 milionë euro. Për grante janë planifikuar 20 milionë euro, ndërkaq për pagesa direkte 23 milionë euro.
“Gjatë kësaj periudhë, fermerët mund të aplikojnë për të përfituar në kuadër të masave të programit të vitit 2015 për bujqësinë dhe zhvillimin rural, përmes të cilit MBPZHR-ja do të ofrojë mbështetje për shumë sektor të bujqësisë, përfshirë këtu edhe kultura të reja bujqësore, të cilat nuk janë mbështetur në të kaluarën”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, rritja e buxhetit për Ministrinë e Bujqësisë ka ndikuar, që përveç zgjerimit të mbështetjes në sektorët tjerë, të rritet edhe shuma e mjeteve të ndara për sektorët që janë mbështetur edhe viteve të kaluara.
“Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për pulari, për bletari, për derrari. Ndërkaq, sivjet për herë të parë do të ketë subvencione edhe për pemishtet ekzistuese si dhe për raportimin e therjeve të gjedheve”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, përmes granteve investive, sipas MBZHR-së, sivjet do të përkrahet prodhimtaria e qumështit, mishit, brojlerëve, vezëve.
“Po ashtu përkrahje edhe sivjet do të ketë në agropërpunim përmes investimeve në pajisje dhe makineri për përpunimin, ruajtjen dhe marketingun e prodhimeve bujqësore, si dhe do të investohet edhe në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit”, thuhet në njoftim.
Pastaj, do të përkrahet edhe prodhimtaria e mjaltës, prodhimtaria e perimeve në fushë të hapur dhe serra, prodhimtaria e patates, prodhimtaria e mollës, dardhës, kumbullës, vishnjës, dredhëzës, mjedrës, manaferrës, boronicës, vreshtaria dhe bimët mjekuese.
Ndryshe, thirrjet për aplikim për këto masa janë hapur sot dhe periudha e aplikimit do të jetë e hapur 45 ditë nga dita e publikimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










