Kosova
Situatë e rëndë me gripin sezonal në Kosovë
Institucionet shëndetësore në Kosovë javën e fundit janë ‘vërshuar’ nga numri i lartë i personave të prekur nga gripi sezonal.
Ky grip, i cili po prek të gjitha moshat, e veçanërisht fëmijët, po cilësohet si agresiv, duke qenë se ka shpërndarje të madhe dhe simptoma të cilat zgjasin me ditë të tëra.
Instituti i Kosovës për shëndetësi publike ka bërë apel te të gjithë drejtorët komunalë të shëndetësisë që të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
“Prej 01 tetor 2021 deri më 09 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të sëmundjes të ngjashme me grip, 2.033 raste infeksione respiratore akute dhe 57 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit është identifkuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponenten e vaksinës së gripit, e cila mbron personat e vaksinuar. Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale janë hospitalizuar 6 raste me infeksione akute respiratorë”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











