Lajme
Situatë dramatike e zjarreve në Shqipëri, apel për kujdes
Ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli ka thënë se mjetet e ushtrisë, përfshirë helikopterët kanë qenë përditë në misione për shuarjen e zjarreve
Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Mimi Kodheli, ka thënë se për situatën dramatike që është aktualisht në Shqipëri me zjarret e shumta, 1 e 3 e ushtrisë ka qenë e angazhuar.
Ajo ka bërë të ditur se operacionet i kanë kushtuar vendit rreth 30 milionë lekë.
Kodheli ka thënë se mjetet e ushtrisë, përfshirë helikopterët kanë qenë përditë në misione për shuarjen e zjarreve. Ajo ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar, kur kushtet klimaterike favorizojnë zjarret, raporton Top-Channel.
“Kjo është një situatë dramatike jo vetëm për Shqipërinë, por për Europën mbarë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar në përballimin e situatës. I bëj thirrje edhe që të mos e krijojnë situatën”, tha Kodheli.
Nga radhët e ushtrisë ka pasur dhe një të lënduar gjatë fikjes së zjarreve. Për këtë, Skënder Hidrit iu akordua dhe një medalje.
“Tetar Hidrit, i cili është plagosur gjatë një operacioni të shuarjes së zjarreve në Shëngjergj të Tiranës, i akordoj Medaljen për Shërbime të Shquara”, u shpreh Kodheli.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












