Lajme
Situatë dramatike, arrestohen edhe tre deputetë opozitarë
Deputetët Haxhi Shala, Ismail Kurtshi e Fisnik Ismajli janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ndërsa opozita me vendimi të koalicionit është përjashtuar nga Kuvendi
Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe tre deputetë të bllokut opozitar, Haxhi Shalën e partisë Nisma për Kosovën dhe Ismail Kurtshin e Fisnik Ismajlin e Lëvizjes Vetëvendosje. Dy të parët janë arrestuar nën dyshimin se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, enda pa nisur mirë seanca plenare, ndërsa Ismajlit i janë zënë dy bomba gazi në xhep.
Ndërsa gjendja në Kuvend është bërë edhe më dramatike, pasi Kryesia e Kuvendit vendosi që ta përjashtojë opozitën nga seanca e Parlamentit. Vendimin e Kryesisë e zbatoi Policia Speciale e Kosovës, e cila ndaloi deputetët opozitarë që të hyjnë në Kuvend. Vendimi erdhi pasi opozita sërish hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, në kundërshtim të dy marrëveshjeve të fundit.
Bashkë me këta tre deputetë, dy të arrestuar më herët (Kurti e Kadaj-Bujupi) dhe dy të arratisurit (Topalli e Haxhiu), opozita ka mbetur pa krahun radikal në Ligjislativ.
Deputetja e Vetëvendosjes dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, ka deklaruar se përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seanca e sotme e kuvendit është në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit. Ajo ka paralajmëruar edhe organizimin e protestave.
“Me një vend ku nuk ka opozitë brenda parlamentit, atëherë nuk mund të quhet parlament”, tha Dërguti.
Për partitë opozitare, përjashtimi i opozitës nga Kuvendi “është fundi i demokracisë parlamentare në Kosovë”.
Policia e Kosovës, ndërkaq sqaron se arrestimi i dy deputetëve Haxhi Shala dhe Ismail Kurteshi është bërë me urdhër të prokurorit kompetent. Ndërsa sa i përket përjashtimit të opozitës nga seanca, Policia thotë se “ka vazhduar me realizimin e detyrave dhe ofrimin e sigurisë brenda në Kuvend”.
Ndërsa lidhur me gazin lotsjellës të hedhur me herët brenda në sallën e Kuvendit, Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit kompetent iu ka kumtuar deputetëve Shala dhe Kurteshi urdhrin verbal të prokurorit se duhet të shoqërohen në stacion policor për intervistim.
Analisti i çështjeve politike, Fisnik Korenica nga Grupi për studime juridike dhe politike, thotë për REL se situata në Kuvendin e Kosovës është vetëm një ripërtëritje e situatave të ngjashme, që kanë ndodhur muajt e fundit sa herë që është tentuar të mbahen seancat. Sipas tij, pushteti dhe opozita duhet ta gjejnë një zgjidhje për t’i ulur tensionet.
“Nëse Kuvendi i Kosovës vendos që ta përjashtojë opozitën, me çfarëdo formule procedurale, me një gjë të tillë, në fakt, e dëmton vet legjitimitetin e tij. Në anën tjetër, nëse nuk ka dialog prej të dyja palëve, ulje në një tryezë të përbashkët, gjithashtu ky do të jetë një reflektim që do ta dëmtojë dhe do të vazhdojë ta dëmtojë procesin”, ka thënë ai. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda nëpërmjet një postimi në facebook e ka quajtur suspendimin e opozitës si suspendim të demokracisë. Sipas tij suspendim të tillë nuk ka as në Rusi, Venezuela apo Bjellorusi.
“Suspendimi i opozitës është suspendim i demokracisë. Suspendim të tillë nuk ka as në Rusi, Venezuela apo Bjellorusi. Akti i sotëm e shënon fundin e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Koalicioni PDK-LDK përbën regjimin më antidemokratik në Kosovë në këto 16 vite liri”, ka thënë Deda.
Deputetët e koalicionit PDK-LDK dhe pakicat po i vazhdojnë punimet me rendin e ditës. deputetët kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Luksemburgut. Në këtë seancë janë paraparë të shqyrtojë 35 pika të rendit të ditës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










